1. Lajme
  2. SPORT
  3. Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, FSHV merr vendimin drastik ndaj trajnerit të Skënderbeut

Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, FSHV merr vendimin drastik ndaj trajnerit të Skënderbeut

featured

Federata Shqiptare e Volejbollit ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e rëndë nga volejbolli i vajzave U-18 ku trajneri i Skënderbeut Romeo Xeka, ka goditur me shuplakë dy prej volejbollisteve të skuadrës së tij.

Bëhet me dije se Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që Romeo Xegës i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatojë me përpikmëri e të ndëshkojë këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

 


Top Channel

Qëlloi me shuplakë dy volejbollistet, FSHV merr vendimin drastik ndaj trajnerit të Skënderbeut
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.