1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Australisë me prejardhje shqiptare, Anthony Albanese

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Australisë me prejardhje shqiptare, Anthony Albanese

featured

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Londër ku me ftesë të Mbretit Charles III po merr pjesë në ceremoninë kryesore të Kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës në Westminster Abbey si dhe në një sërë ceremonish të tjera të organizuara nga Familja Mbretërore dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga kjo ceremoni, e para e shtetit Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet duke pozuar me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryeministrin e Australisë me prejardhje shqiptare, Anthony Albanese, transmeton KosovaNews.

“Tre shqiptarë në një foto! E kënaqur që takohem me kryeministrin australian Anthony Albanese, përkrah Presidentit Bajram Begaj , në pritjen e mbretit.”,  ka shkruar Osmani sipër fotografisë së shpërndarë në Twitter./KosovaNews/

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Australisë me prejardhje shqiptare, Anthony Albanese
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.