Në pamjet e rralla nga Afrika shiheshin sot dy vellezer pilotë helikopteri që uleshin me mjetin e tyre ajror mbi kabinën e një shoferi të rrëzuar në lum me kamionin e tij, duke e shpëtuar nga uji i mnushur me krokodilë në Kenia.
Shoferi besohet se kishte qëndruar rreth gjashtë orë në majë të kabinës së makinës së përmbysur, para se piloti i guximshëm 22 vjeçar Taru Carr-Hartley, dhe vëllai i tij Roan, 20 vjeç, të cilët fluturojnë me agjencitë e mbrojtjes natyrore, të realizonin shpëtimin e pabesueshëm të ngjashëm me filmat e aksionit.
Shoferi po kalonte me kamionin e tij përgjatë lumit Galana në parkun kombëtar Tsavo në Kenia, kur u godit papritur nga përmbytjet duke u marrë rreth 30 km nga rryma.
https://www.youtube.com/watch?v=2zQMLSl-nDA
Ai kishte arritur të vendosej mbi kabinën e automjetit për të pritur për ndihmë, teksa niveli i ujit vijonte të rritej.
Disa orë më vonë thirrja për ndihmë iu drejtuar grupit të mbrojtjes natyrore ku aderojnë dy pilotët dhe dislokuan Taru e Roan për misionin drejt lumit Galana.
Kur u afruan mbi mjetin e përmbytur Roan vendosi rripin e sigurimit dhe kapi dorën e shoferit të bllokuar duke e ngritur atë në helikopter.
Pak më vonë u raportuar se kamioni ishte marrë matanë nga rryma e fortë, që do të kishte sjellë fat më të keq dhe për shoferin.
Kjo nuk është hera e parë që Roan ngrihet lart si hero për aftësitë e tij teksa në dhjetor 2022 kishte shpëtuar në mënyrë të ngjashme dhe një bari vendas që kishte humbur nga përmbytjet.
Top Channel