1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Eksperti i sigurisë në Kosovë: Vuçiç ka urdhëruar Radoiçiçin të fillojë rebelimin e serbëve në veri

Eksperti i sigurisë në Kosovë: Vuçiç ka urdhëruar Radoiçiçin të fillojë rebelimin e serbëve në veri

featured

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksander Vuçiçi ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Musliu ka thënë se me këtë, “Vuçiç dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”.

“Për lidhjet e Vuçiçit me krim dhe kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste më herët”, ka thënë Musliu, transmeton Telegrafi.

Edhe Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se formacionet paraushtarake serbe në veri të Kosovës, paraqesin rrezik.

“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiç dhe shtoi se “formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe” mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo “duhet të pastrohet”.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, ka thënë Borrell.


Top Channel

Eksperti i sigurisë në Kosovë: Vuçiç ka urdhëruar Radoiçiçin të fillojë rebelimin e serbëve në veri
|