1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Arrestohet një grabitës i mitur në Shkup

Arrestohet një grabitës i mitur në Shkup

featured

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë kanë arrestuar një adoleshent nga Komuna e Ilindenit. Sipas policisë, ai dyshohet se më 30.04.2023 ka kryer veprën penale “grabitje” në bastore sportive në fshatin Petrovec të Shkupit, ku i ka marrë paratë punonjësit duke e kërcënuar.

“Në bisedë informative në praninë e prindërit, ai ka pranuar veprën dhe i janë gjetur një pjesë e sendeve që lidhen me krimin”, thuhet në raportin e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Arrestohet një grabitës i mitur në Shkup
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.