1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

featured

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e djeshëm më një shkollë në Beograd, ku humbën jetën tetë fëmijë dhe roja.

Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave teksa u ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve nga ky rast.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se ngushëllime gjatë ditës së djeshme për këtë ngjarje ka shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Për këtë ngajrje ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Ditë tragjike në Serbi. Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Çitaku.

Tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës trembëdhjetë vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën ndërsa sulmuesi u arrestua.

Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.