1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Shumë debat e kushtëzime për mjetet vetanake të komunave, Murati: LDK-ja ta pranojë se amendamenti i saj është bërë gabim

Shumë debat e kushtëzime për mjetet vetanake të komunave, Murati: LDK-ja ta pranojë se amendamenti i saj është bërë gabim

featured

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me seancë ku në rend të ditës janë 11 pika dhe tani po diskutohet  për të hyrat vetanake komunale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria që udhëheq nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale.

Ai, në seancën e Kuvendit, e sqaroi edhe gjithë procesin teksa tha se po manipulohet me ligjin për buxhetin.

“Po manipulohet se çfarë ka ligji i buxheti, MF-ja nuk ka problem me interpretime të buxhetit aty shkruan shumë mirë se të hyrat vetanake komunale nga viti 2022 barten në vitin 2023, opozita LDK-ja në këtë rast po kushtëzon barti edhe të hyrat e viteve paraprake kështu duke shkelur ligjin pasi kjo nuk parashihet në ligj”.

“Këta pikërisht për këtë e kanë bërë një amendament kur ka qenë votimi në lexim të dytë i ligjit të buxhetit dhe patën thënë që e kanë rregulluar këtë çështje tash po del që s’është ashtu. Unë kërkoj që LDK-ja nëse kërkon të zbatohet duhet të ketë amendament të ligjit, Ministria e Financave nuk është duke e blloku procesin”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kushtëzuar që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse Ministri i Financave, Hekuran Murati, sipas tyre nuk mundëson që mjetet vetanake të komunave t’i kthehen pushtetit lokal.

Por kreu i Financave, Murati, ka thënë se LDK-ja, duhet t’i drejtohet me një kërkesë atij dhe të pranojë se amendamenti i përgatitur nga ky subjekt politik për këtë pjesë është bërë gabim.

“Është buxheti më i lartë për komunat ndonjëherë si rezultat i të hyrave të qeverisë. Nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Kërkesa duhet të vjen nga ju”, i është drejtuar Murati LDK-së.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi në anën tjetër ka thënë se ata kanë bërë amandametimin që heq nga ligji marrjen e të hyrave vetanake.

“Ky ministër e ka shkaktuar këtë problem dhe po mendon që duke u sjell me gjuhë të padinjitetshme, kujton se mund të flasë ‘amandamenti gabim, amendamenti gabim’. Fol sa të duash. E vërteta është se ti ke dashur të marrësh mjetet. Kjo nuk mund të ndodhë. Pikë.Derisa të vetëdijesohet ministri, qëndrimi ynë nuk ndryshon.

“Për ne gjithçka është e qartë. Ligji është në rregull, thjeshtë ky nuk po dëshiron ta zbatojë”.

Pas Gashit, e gatshme për kompromis ka qenë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e vërtetë që Murati e ka për detyrë menaxhimin buxhetit por Ministria e Financave e ka për obligim respektimin e ligjit. Kemi mbështetur amendamentin e LDK-së është propozuar. Mbështesim kërkesën nëse e bëjnë për Muratin për plotësim ndryshim të ligjit që të hiqet kufizimi i ligjit që e ka Thesari për ekzekutimin e mjeteve”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Shumë debat e kushtëzime për mjetet vetanake të komunave, Murati: LDK-ja ta pranojë se amendamenti i saj është bërë gabim
|