1. Lajme
  2. SPORT
  3. Pioli shkund Milanin: Të ndërrojmë marsh, kështu mbetemi pa Champions

Pioli shkund Milanin: Të ndërrojmë marsh, kështu mbetemi pa Champions

featured

Blof i Milanit në San Siro. Kuqezinjtë lanë dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions.

Zhgënjimi është i madh pas barazimit 1-1 ndaj Cremoneses. Trajneri Stefano Pioli nuk i kurseu kritikat

“Duhet të ndërrojmë marsh, përndryshe do e kemi të vështirë të kualifikohemi në Champions.

Duhet të rikthehemi të fitojmë. Na mungon vendosmëria e duhur për të zhbllokuar ndeshjet.

Prisja më shumë thellësi, si te goli që na u anulua nga VAR-i.

Nuk po ia dalim të fitojmë ndeshjet që duhen fituar. Kjo nuk ka lidhje me fatin, tregon se na mungon diçka”, theksoi Pioli.


Top Channel

Pioli shkund Milanin: Të ndërrojmë marsh, kështu mbetemi pa Champions
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.