Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve nga sulmi që ndodhi të martën në Beograd, ku nëntë persona mbeten të vdekur, 8 prej të cilëve ishin fëmijë.
“U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë” thuhet në reagimin e MPJD-së.
Ndryshe, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.
Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua.
Motivet e sulmit ende nuk dihen.
Ngushëllime për këtë rast kanë shprehur edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.