Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se as nuk e ka menduar mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit. Megjithatë, sipas të parit të PDK-së, këto zgjedhje ishin poshtëruese për Kurtin.
”Cili ka qenë qëllimi? Qëllimi ka qenë të bëhet marrëveshja qysh edhe i dhanë zor me e kry me 27 shkurt, madje me 18 mars. KQZ-ja ka vendosur ta shtyjë afatin për certifikimin e partive për shkak të pritjes që me 18 merren vesh në Ohër dhe Vuçiqi i lejon të serbët të marrin pjesë në zgjedhje, kjo e ka poshtëruar kryeministrin e Kosovës, por na ka dëmtuar të gjithëve”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se Kurti duhet t’i krijojë kushtet që kryetarët e këtyre komunave ta bëjnë betimin.
”Kurti duhet t’i krijojë sa më shpejt me instrumente dhe instanca qeveritare kushtet që kryetarët ta dhënë betimin dhe asamblistët e zgjedhur”, tha Krasniqi.