1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Edhe Gmail do të ketë etiketa blu verifikimi

Edhe Gmail do të ketë etiketa blu verifikimi

featured

Google ka vendosur të sjellë një opsion të ri në Gmail që do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë nëse dërguesi është i vërtetë apo një mashtrues.

Kur të merrni një e-mail nga një kompani që ka verifikuar identitetin e saj, do të shikoni etiketa blu ngjitur me emrin e tyre në postën tuaj elektronike.

Ky përditësim është implementimi më i fundit i Brand Indicators for Message Identification (BIMI).

Google filloi testimin e BIMI në 2020-ën. Fillimisht ju ofroi brendeve të cilat ishin të regjistruar në BIMI të përfshinin logo të verifikuara në e-mail-et e tyre. Etiketat blu pritet të jenë një indikator më i dukshëm se një dërgues është legjitim.

Kur një përdorues mban shigjetën e mausit mbi etiketën, do të shikojnë një dritare pop-up të shfaqet ku lexon “Dërguesi i këtij e-mail-i ka verifikuar se kanë në pronësi domainin dhe logon në imazhin e profilit.” Dritarja përmban edhe një lidhje ku përdoruesit mund të gjejnë më shumë informacion.

Përfshirja e elementëve të besueshmërisë siç janë etiketat blu janë shumë të dobishme në një kohë kur sulmet dhe mashtrimet përmes e-mail-it janë bërë diçka e përditshme.

Ndryshe nga të tjerët Google siç duket nuk do ta përdorë për të gjeneruar të ardhura. /PCWorld Albanian

Edhe Gmail do të ketë etiketa blu verifikimi
|