Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se një nga pyetjet më të shpeshta që i kanë dërguar kohën e fundit shumë qytetarë nga Kosova kanë të bëjnë me vizat sllovene.
Në fakt se a mund të punohet me viza sllovene në Gjermani?
“Kjo është një prej pyetjeve të shpeshta që më keni dërguar. Shpjegimi që kam gjetur në faqen e ambasadës gjermane në Lubjanë është ky: Shtetasit e vendeve të treta që kanë statusin ligjor të rezidentëve afatgjatë në Slloveni dhe kanë një leje qëndrimi sllovene që mban përcaktimin “rezident za daljši čas – ES”, mund të hyjnë në Gjermani pa vizë për qëllime të punësimit”, ka thënë Cani.
Ai tutej sqaron se sipas rregullave brenda 90 ditësh pas hyrjes në Gjermani personat në fjalë duhet të kërkojnë tek autoritetet gjermane për të huajt një leje qëndrimi sipas § 38a AufenthG.
Ndërsa sipas Canit, puna mund të fillohet vetëm pas marrjes së një titulli qëndrimi në Gjermani.