SHBA miraton paketën, 300 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën

featured

SHBA ka autorizuar një paketë të re armësh dhe pajisjesh për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndihma ushtarake shtesë, e cila përfshin predha artilerie, obus, raketa dhe municione, shënon tërheqjen e 37-të të mbështetjes së Pentagonit për Kievin që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.

Paketa do të jetë një nxitje e mirëpritur për Ukrainën, pasi ajo përgatit kundërsulmimin e saj kundër forcave të Moskës.

Blinken tha se paketa e fundit do të “ndihmojë Ukrainën të vazhdojë të mbrohet me guxim përballë luftës brutale, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”. 

Ai shtoi se SHBA dhe aleatët e saj “do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”.


Top Channel

SHBA miraton paketën, 300 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën
|