Qeveria e Republikës së Kosovës, ka publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të organizatës “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së shtypit, transmeton KosovaNews.
“Duke u radhitur në pozitën e 56-të, sivjet përveçse jemi ngritur për 22 vende më lartë se në vitin 2021, shënojmë edhe renditjen më të lartë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë. “ thuhet në njoftim.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Qeveria e Kosovës ka uruar mediat dhe përfaqësuesit e tyre, duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe raportimin për punën e Qeverisë.
“Do të vijomë të angazhohemi për një mjedis sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm për ushtrimin e lirë dhe të papenguar të gazetarisë së pavarur në vend.”, thuhet në njoftimin e qeverisë./ KosovaNews/
Njoftimi i plotë:
Për të dytin vit radhazi, vendi ynë ka shënuar përparim sa i përket lirisë së shtypit, sipas Indeksit vjetor të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij.
Duke u radhitur në pozitën e 56-të, sivjet përveçse jemi ngritur për 22 vende më lartë se në vitin 2021, shënojmë edhe renditjen më të lartë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i urojmë mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falënderojmë për bashkëpunimin dhe raportimin për punën e Qeverisë.
Do të vijomë të angazhohemi për një mjedis sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm për ushtrimin e lirë dhe të papenguar të gazetarisë së pavarur në vend.