1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Në BFI ende nuk mblidhet Rijaseti për të Rikonfirmuar Reisin aktual pas moshës së tij për pensionim!

Në BFI ende nuk mblidhet Rijaseti për të Rikonfirmuar Reisin aktual pas moshës së tij për pensionim!

featured

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, tashmë një kohë të gjatë nuk mban mbledhje për të diskutuar çëshjtje të caktuara sipas Regullores së BFI-së. Kjo, nga burimet jozyrtare për TetovaSot, vjen si pasojë e mungesës së votave dhe pakënaqësisë ndaj Reisit z. Shaqir Fetahu.

Sipas po të njëjtave burime, në një Regullore të BFI-së, e cila ngelet Top Sekret, shënohet se pas mbushjes së moshës së pensionimit të çdo Reisi, i njëjti duhet të ri-konfirmojë pozicionin e tij nëpërmjet votimit në Rijaset. Edhe pse disa javë më parë Reisi i BFI-së Shaqir Fetahu ka mbushur moshën e pensionimit, ai nuk ka thirur mbledhjen e Rijasetit për të konfirmuar pozicionin si Reis i BFI-së.

Me të drejtë, besimtarët islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut pyesin se pse BFI-ja është e mbushur plot me skandale, pse në këtë institucion më të lartë fetar në vend nuk ekziston transparenca, pse nuk bëhen publike Regulloret e BFI-së, apo edhe pse nuk shqyrtohen çështje të rëndësishme në mbledhje të Rijasetit.

Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera janë duke e shoqëruar BFI-në për një kohë të gjatë, që fatëkeqësisht çon në dëm të imazhit të këtij institucioni fetarë dhe në ulje të besimit në vendimet dhe punët e këtij institucioni./TS

Në BFI ende nuk mblidhet Rijaseti për të Rikonfirmuar Reisin aktual pas moshës së tij për pensionim!
|