1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ndryshimeve kushtetuese, Grubi: Bisedohet me deputetë pro-evropian të VMRO-së

Ndryshimeve kushtetuese, Grubi: Bisedohet me deputetë pro-evropian të VMRO-së

featured

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, i ftuar në emisionin “ARGUMENT” në TVM-2, duke folur për ndryshimet e nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë që vendi të ecë pa pengesa në rrugën drejt BE-së, tha se opozita në këtë proces nuk është fare konstruktive. Ai më tej ka potencuar se shumica parlamentare po bisedon me deputetë që mbështesin frymën pro-evropiane brenda opozitares VMRO-DPMNE, me qëllim që të arrihet deri te ndryshimet e nevojshme kushtetuese që vendi të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së.

“Ne po bisedojmë me deputet të opozitës. Jam i bindur nga kontaktet që kemi bashkarisht që ka frymë pro-evropiane brenda VMRO-së, ka dhe frymë që nuk pajtohet me politkat e uhdëheqësis aktuale të VMRO-DPMNE-së. Vlersoj se me punë të sinqertë dhe me ktë grup pro-evropian mbrenda VMRO-së ne do arrijmë ta bëjmë këtë dnryshim dhe të kemi 0 probleme me fqinjët.”, tha zvkryeministri i parë Artan Grubi.

Ndryshimeve kushtetuese, Grubi: Bisedohet me deputetë pro-evropian të VMRO-së
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.