1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Lloga: Procesverbali i seancës së shkarkimit të Damevës ende nuk është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë

Lloga: Procesverbali i seancës së shkarkimit të Damevës ende nuk është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë

featured

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske për ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, tha se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë procesverbalin e seancës së Këshillit Gjyqësor, e cila u mbajt më 26 prill, në të cilën ishte shkarkuar Kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi verifikuar, para se të vinim këtu, se të tilla procesverbale nuk janë dërguar te ne, nuk kemi asnjë informatë, përveç asaj që ju e keni dhënë si media. Pjesa tjetër mbetet e paqartë, pasi që asnjë vendim nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. Kështu që, nuk do të doja të hyja në këtë problematikë derisa  nuk e kam në letër atë që kam kërkuar si ministër i Drejtësisë”, tha Lloga.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Lloga: Procesverbali i seancës së shkarkimit të Damevës ende nuk është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.