1. Lajme
  2. SPORT
  3. Largohet nga fusha me lot e barelë, De Siglio rrezikon të mbyllë sezonin

Largohet nga fusha me lot e barelë, De Siglio rrezikon të mbyllë sezonin

featured

Ndeshja me Leçen që është duke u zhvilluar aktualisht rezultoi fatale për Mattia de Sciglio.

Mbrojtësi la fushën pas vetëm 33 minutave lojë, pasi pësoi një dëmtim në dukje të rëndë.

De Sciglio u detyrua të dilte nga fusha me barelë ndërsa ishte duke qarë, duke lënë të kuptohet se dëmtimi ishte shumë i rëndë.

Sipas raportimeve të medieve italiane nga diagnoza e parë mësohet se ka një ndrydhje në gju. Megjithatë, nesër e enjte do të kryhen analizat e nevojshme për të përcaktuar shkallën reale të dëmtimit të De Sciglios.

De Sciglio po bënte paraqitjen e tij të 17-të në kampionat, e dyta si titullar, por tani, nëse konfirmohet ky dëmtim mbrojtësi rrezikon të ketë përfunduar herët sezonin.


Top Channel

Largohet nga fusha me lot e barelë, De Siglio rrezikon të mbyllë sezonin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.