1. Lajme
  2. GLOBI
  3. “Atentat me dron ndaj Putinit”, Kremlini akuzon Ukrainën

“Atentat me dron ndaj Putinit”, Kremlini akuzon Ukrainën

featured

Rusia thotë se dy dronë sulmuan Kremlinin në Moskë, përpjekje nga Ukraina për të vrarë presidentin Vladimir Putin.

Kremlini pretendoi se dy dronë ishin përdorur në sulmin e supozuar, por ata ishin çaktivizuar nga mbrojtja ruse, sipas BBC.

Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesa, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Pamjet e publikuara në mediat sociale ruse treguan tym mbi qendrën e Moskës. Ukraina nuk ka komentuar ende mbi akuzat.

Kremlini e quajti incidentin një “akt terrorist të planifikuar”.

“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, tha RIA.


Top Channel

“Atentat me dron ndaj Putinit”, Kremlini akuzon Ukrainën
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.