1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Ambasadori Szunyog: Duhet të përmirësohet struktura institucionale e mediave

Ambasadori Szunyog: Duhet të përmirësohet struktura institucionale e mediave

featured

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dhënë mbështetje për gazetarët dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Edhe pse Kosova gëzon një mjedis të gjallë dhe të shumëllojshëm të mediave, sulmet fizike, kërcënimet dhe fushatat për denigrim të gazetarëve, në veçanti të grave, mbeten një shqetësim. Duhet të përmirësohet struktura institucionale e mediave në Kosovë për të lejuar funksionimin profesional dhe të paanshëm të mediave dhe ligjet në RTK dhe Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të ndryshohen për t’u përputhur me Direktivën e Shërbimeve Audiovizuale të BE-së”, tha Szunyog.

Ambasadori Szunyog: Duhet të përmirësohet struktura institucionale e mediave
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.