“Operimi në rrethana të tilla komplekse do të vijë gjithmonë me sfida, por ne kemi punuar jashtëzakonisht ngushtë me partnerët tanë francezë, amerikanë dhe veçanërisht gjermanë, të cilët kanë lehtësuar aksesin në aeroport gjatë gjithë kësaj jave, dhe natyrisht ne i mbetemi mirënjohës Forcave të Armatosura sudaneze”, shtohej në deklaratë.
Më vonë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se zbritëm në Sudan me lejen e ushtrisë sudaneze.