Atanasov: Në arsim busulla është humbur ka një kohë të gjatë!

featured

Modeli i integruar i lëndëve mësimore ka ngritur sërish debat në opinion. Kësaj radhe janë në pyetje programet e klasës së gjashtë, ndaj të cilave reagoi Shoqata e Historianëve. Ata kërkojnë që Historia të mbetet lëndë në vete, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të vendosë një moratorium për konceptin e arsimit bazë dhe të fillojë urgjentisht një debat publik për përgatitjen e një koncepti të ri, shkruan PRESSonline.al

“Për mendimin tim, arsimi e ka humbur busullën e tij shumë kohë më parë”, ka deklaruar për Dojçe vele në gjuhën maqedonase Petar Atanasov, ish-zëvendësministër i arsimit.

“Institucionet arsimore nuk kanë kapacitet për reforma apo ndryshime të mëdha të vazhdueshme. Fonde ka, por shpenzohen në mënyrë të gabuar. Ka mbi-punësim të mësimdhënësve, participim të plotë dhe cilësi të dobët, decentralizim që nuk ka sjellë asnjë cilësi. Prej njëzet vitesh politika luan ‘nxehtë e ftohtë’ me të gjithë sistemin arsimor”, thotë Atanasov.

Atanasov: Në arsim busulla është humbur ka një kohë të gjatë!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.