Komuna e Gostivarit me Plan për mbrojtjen e ajrit ambiental

Press Online
25 Prill 2023, 15:51

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në seancën e 21-të të Këshillit Komunal të Gostivarit u miratua Propozim-programi për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në Komunën e Gostivarit për periudhën 2022-2026.

Plani u miratua me unanimitet votash dhe përveç shumë projekteve dhe veprimtarive për rritjen e cilësisë së ajrit, do të mundësojë edhe krijimin e një kadastre përmes së cilës në mënyrë të saktë do të dihen shkaqet e ndotjes së ajrit në Gostivar. Me miratimin e këtij propozimi, Komuna e Gostivarit për herë të herë të parë u bë me Plan për mbrojtjen e ajrit ambiental.

Ndryshe, plani është përpiluar nga kompania e specializuar “Technolab” Shkup dhe sipas këtij plani janë paraparë shumë masa dhe aktivitete për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në këtë periudhë katër vjeçare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter