Myslimanë në vende të ndryshme të botës festojnë sot Fitër Bajramin, dhe ditën e gëzuar që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit, e nisën më lutje në xhami.
Arabia Sauditë, shtëpia e disa prej vendeve më të shenjta të Islamit si dhe vende të tjera myslimane sunite si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania etj, njoftuan se kremtimet nisin sot. Ndërsa në disa vende me shumicë Shiite, autoritetet thanë se festa do të fillojë të shtunën.
Libia, e qeverisur nga dy administrata rivale, e shënon Fitër Bajramin e ndarë: Lindja e vendit kremton sot, ndërsa zonat e kontrolluar nga ekzekutivi me seli në Tripoli të shtunën. Po nesër i shpallën festimet edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei dhe autoriteti më i lartë shiit i Irakut, ajatallohu i madh Ali Sistani.
Të njëjtën gjë bën dhe Indonezia, kombi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
Agjërimi përgjatë ditës në muajin e shenjtë të Ramazanit, përbën një nga pesë shtyllat e besimit islam. Koha e fillimit të Fitër Bajramit nga shfaqja e hënës së re në qiell. Teknikisht, kjo do të thotë se në mbarë botën, festa nis në kohë të ndryshme e madje dhe në ditë të ndryshme, në varësi të vendndodhjes.
Për ta bërë atë më uniforme, disa myslimanë e festojnë Bajramin kur hëna e re shfaqet mbi Mekë në vend të vendndodhjeve të tyre. Kalendari Islam bazohet në ciklet hënore, në krahasim me kalendarin gregorian, i cili bazohet në ciklin diellor. Muajt e rinj fillojnë dhe mbarojnë me çdo hënë të re.
Top Channel