Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin

featured

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në ditën e Fitër Bajramit ka uruar qytetarët që ta kalojnë në një atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

Osmani thekson se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër  breza.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.

U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, përfundon urimin e para e shtetit. 

Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin
|