Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri.
Vela në një postim në Twitter ka thënë se Serbia po tenton ta bëjë këtë duke detyruar, korruptuar apo frikësuar kandidatët serbë lokale që të tërhiqen nga zgjedhjet e 23 prillit.
“Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e saj për të detyruar, korruptuar apo frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit që të tërhiqen nga zgjedhjet apo pas zgjedhjeve të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dhe listës Serbe”, ka shkruar Vela në Twitter.
A clear example of Serbia’s interference into local elections in north Kosovo is their attempt to coerce, corrupt or intimidate local Serb candidates for April 23rd elections to either withdraw from elections or after elections become subjects of Belgrade regime and Srpska Lista.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 20, 2023