Në ndeshjen e basketbollit për femra, mes Tiranës dhe Partizanit, situata u tensionua pasi lojtaret filluan të grushtonin njëra-tjetrën.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Partizanit me 86 me 83, duke eleminuar Tiranën. Fundi përfundoi jo mirë ku amerikania Bannister e godet me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushte. Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanit.
Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëra-tjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosit.
Më tej çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubeve. Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujt.
Top Channel