1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ndryshimet kushtetuese, Shasivari: Duhet gjetur një zgjidhje kohezive që do të pasqyrojnë aspiratën e vendit për anëtarësim në BE

Ndryshimet kushtetuese, Shasivari: Duhet gjetur një zgjidhje kohezive që do të pasqyrojnë aspiratën e vendit për anëtarësim në BE

featured

Anëtari i grupit të punës që do të përgatisë tekstin për ndryshimet kushtetuese, profesori i së drejtës kushtetuese Dr.Jeton Shasivari në një intervistë për portalin “Racin” thotë se duhet të gjendet një zgjidhje e përshtatshme nga shumë propozime që do të pasqyrojnë rrethanat shoqërore të Maqedonisë së Veriut, zgjidhje kohezive që do të pasqyrojnë aspiratën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), transmeton PRESSonline.al

“Duhet gjetur një zgjidhje që do të mundësonte një demarkacion të qartë dhe të plotë mes maqedonasve dhe bullgarëve, nga disa aspekte. E para dhe më e rëndësishmja është veçantia e maqedonasve në aspektin gjuhësor, etnik dhe kulturor dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe mendoj se do të jetë një nga përfitimet e këtij procesi nëse kryhet si duhet. Është i rëndësishëm edhe parandalim i bullgarizimit të mundshëm të shoqërisë në të ardhmen. Shoqëria jonë është ende multietnike, por për të nxjerrë një dallim të qartë etnik, gjuhësor dhe kulturor si demarkacion midis maqedonasve dhe bullgarëve në kuptimin që maqedonasit do të jenë krejtësisht të ndryshëm nga bullgarët. Kjo do të arrihej përmes zgjidhjes kushtetuese me të cilën bullgarët do të konstitucionalizohen në Kushtetutën tonë, pra do të bëhen subjekt kushtetues, subjekt i veçantë në Kushtetutën tonë dhe në këtë kuptim qytetarët që shprehen si bullgarë nga kombësia të jetë pjesë e etnisë bullgare, jo pjesë e etnisë maqedonase. Do të jetë një përfitim i madh në aspektin e integrimeve evropiane”, ka thënë mes tjerash Shasivari në intervistë.(PRESSonline.al)

Ndryshimet kushtetuese, Shasivari: Duhet gjetur një zgjidhje kohezive që do të pasqyrojnë aspiratën e vendit për anëtarësim në BE
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.