You said: plugin/widegete Kualifikim mes frikës, Fiorentina në gjysmëfinalet e Conference League – Press Online

Kualifikim mes frikës, Fiorentina në gjysmëfinalet e Conference League

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Conference League. Skuadra nga Firence humbi 2-3 në “Artemio Franchi” përballë Lech Poznan.

Por, italianët siguruan kalimin në gjysmëfinale falë fitores 1-4 në Poloni. Afonso Sousa zhbllokoi takimin në minutën e nëntë, falë një goditjeje që shtangu portierin Terracciano.

Ndërkohë, skuadra udhëtuese ka realizuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Kristoffer Velde shënoi të dytin me penallti (65′). Katër minuta më vonë, Lech shënoi sërish me Artur Sobiech.

Për të qetësuar skuadrën italiane mendoi Riccardo Sottil (78′). 23-vjeçari dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët në festë. Fiorentina gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë.

Gaetano Castrovilli tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur kalimin e skuadrës së tij mes katër më të mirave në Conference League.


Top Channel

Kualifikim mes frikës, Fiorentina në gjysmëfinalet e Conference League
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *