Franca, plan sekret për të ulur Moskën dhe Kievin në bisedime? Hoffman mesazh Macron: Përqendrohu te rënia e Putinit!

featured

Një akademik deklaron se Emmanuel Macron duhet të kuptojë që i vetmi rezultat i pranueshëm i luftës është që Ukraina të dëbojë forcat ruse.

Presidenti francez thuhet se po punon për një plan sekret me Kinën për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve që në fillim të kësaj vere.

Sipas “personave të njohur me planet“, Macron i ka kërkuar këshilltarit për Politikën e Jashtme Emmanuel Bonne që të bashkëpunojë me shefin e politikës së jashtme kineze Wang Yi për të hartuar një “kornizë”, e cila mund të përdoret si pikënisje për negociatat e ardhshme midis Moskës dhe Kievit.

Në referencë të këtyre zhvillimeve, asistent profesori i studimeve të inteligjencës në Universitetin Mercyhurst Fred Hoffman tha: “Dikush duhet t’i thotë Macronit se i vetmi rezultat i pranueshëm i luftës është që Ukraina të dëbojë forcat ruse dhe të arrijë fitoren mbi pushtuesit”.

Sipas tij, kjo “do të rezultonte pa dyshim në rënien e Putinit, nga e cila përfitojnë të gjithë (përfshirë Francën)”.


Top Channel

Franca, plan sekret për të ulur Moskën dhe Kievin në bisedime? Hoffman mesazh Macron: Përqendrohu te rënia e Putinit!
|