1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Samsung rimerr pozitat si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Samsung rimerr pozitat si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

featured

Në fillim të këtij viti mësuam se shitjet e smartfonëve kishin rënë në pikën më të ulët të një dekade. Viti i kaluar ishte i vështirë për prodhuesit e smartfonëve të cilët prisnin që konsumatorët të mërziten me pajisjet e tyre të vjetra 4G dhe të përditësonin.

Kompani si Samsung panë fitimet e tyre të avullojnë ndërsa kërkesa e ulët për pajisje mobile u përkthye në shitje të ulëta për çipe NAND, DRAM dhe komponentë të tjerë.

Trendi i ngadalësimit të shitjeve të smartfonëve vijoi në tre mujorin e parë të këtij viti me një rënie vjetore prej 12 përqind. Analistët e Canalys besojnë se tregu po shfaq shenja stabiliteti edhe pse raportojnë rënien e pestë me radhë.

Tregu i Smartfonëve sipas Canalys : Q1 2023

Prodhuesi

Q1 2022 

Q1 2023 

Samsung

24%

22%

Apple

18%

21%

Xiaomi

13%

11%

OPPO

9%

10%

vivo

8%

8%

Të Tjerë

28%

28%

Mbase janë optimistë për ekonominë e vështirë që po përmirësohet në gjysmën e dytë të këtij viti. Rënia, ata thonë, vjen nga inflacioni i lartë duke ndryshuar prioritetet e konsumatorëve dhe shkaktuar kaos në zinxhirët e furnizimit.

Apple dhe Samsung performuan më mirë se çdo prodhues tjetër smartfonësh. Samsung madje arriti të përmirësohej mes dy tre mujorëve duke kapur 22 përqind të tregut global, mjaftueshëm për të parakaluar Apple.

Shitjet e forta të iPhone 14 Pro ndihmuan Apple të siguronte vendin e dytë me 21 përqind të tregut. Xiaomi, Oppo dhe Vivo vinin me 11 përqind, 10 përqind dhe 8 përqind respektivisht në shitjet globale.

Canalys tha se shumica e brendeve po marrin masa për të reduktuar inventarët ekzistues dhe ndryshuar volumin e prodhimit në përputhje me kërkesën e dobët. Samsung është një prej tyre që ka reduktuar prodhimin e çipeve të memories derisa kërkesa të rritet. /PCWorld Albanian

Samsung rimerr pozitat si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.