Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë shpenzuan mbi gjysmë miliardë euro në dyqanet online vitin e kaluar. Por me rritjen e shitjeve në internet, është rritur edhe mashtrimet, veçanërisht në rrjetet sociale. Rreth 20% e ankesave drejtuar Organizatës së Konsumatorve ishin për shkak të mashtrimit të blerjeve online, informon PRESSonline.al
Qytetarët gjatë vitit 2022 kanë shpenzuar rreth 550 milionë euro për produkte që kanë blerë online, tregojnë të dhënat e Shoqatës për tregti elektronike të Maqedonisë. Janë kryer 16.7 milionë transaksione elektronike në gjithsej 1891 dyqane online. Por disa konsumatorë u përballën edhe me mashtrime. Ata kanë marrë një produkt me cilësi të ndryshme nga ai që kanë porositur dhe në disa raste të dëmtuara.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për REL kanë deklaruar se vitin e kaluar tek ata janë dorëzuar gjithsej 27 kallëzime për mashtrim gjatë porositjes së produkteve nga interneti, ndërsa policia ka paraqitur nëntë kallëzime penale për “mashtrim”.(PRESSonline.al)