1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ministri Mexhiti pjesë e debatit me temë “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut”

Ministri Mexhiti pjesë e debatit me temë “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut”

featured

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot ishte pjesë e debatit për “Qasje në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut” i organizuar nga ana e kryqit të kuq dhe nstitucioni publik shëndetësor “Institutit Gerontologjik”.

Prezantim i studimit “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut”.
– Lidhur me qasjen në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut, dëshiroj të theksoj se ndër rekomandimet e studimit, institucioni publik shëndetësor “Instituti Gerontologjik” është treguar si shembull pozitiv i forcimit të integrimit horizontal. Më gëzon shumë fakti që një institucion publik shëndetësor është shembull i integrimit të kujdesit geriatrik, afatgjatë dhe paliativ, si dhe një institucion shëndetësor lider në vend që bashkon disiplina të ndryshme të kujdesit shëndetësor dhe social. Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi i përkrah aksionet e Kryqit të Kuq dhe është nder për mua që jam sot në mesin tuaj, humanitarët më të lartë, partnerët tanë dhe përkrahësit e Kryqit të Kuq.

Ministri Mexhiti pjesë e debatit me temë “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.