Ish prokurorja e PSP-së, Katica Janeva edhe këtë vit ka shfrytëzuar fundjavë festash, si vitin e kaluar. Drejtori i burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski thotë se sipas rregullave, Janeva është kthyer në burg dhe se tashmë po i kryer obligimet e saj brenda qelisë.
“Nuk e di saktësisht se kur doli, por veproi sipas asaj që i lejohej dhe u kthye në burg. Prej mëngjesit të sotëm ajo tashmë po i kryen detyrat që i ka aktualisht në burg. Ajo punon në bibliotekë, është bibliotekiste. Përdor fundjavat dhe del sa herë që e lejojnë rregullat, ne punojmë rreptësisht sipas Rregulloreve. Ajo e merr atë që i takon në përputhje me pjesën e vuajtur të dënimit”, thotë drejtori Jovanovski për “Makfaks“
Janeva do të duhet të vuaj dënim me burg deri më 21.08.2026, ndërsa ndrejtori Jovanovski nuk e përjashton mundësinë që e njëjta falet.