1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Francezët të revoltuar për rritjen e moshës së pensioneve, Macron përballet për herë të parë me ta

Francezët të revoltuar për rritjen e moshës së pensioneve, Macron përballet për herë të parë me ta

featured

Presidenti Emmanuel Macron u përball për herë të parë me francezët e revoltuar për miratimin e rritjes së moshës së pensioneve me dy vite.

Teksa turma po mundohej të shkatërronte vizitat e tij me zhurmë dhe protesta, ndërsa në sfond kërkohej dorëheqja e tij, ai nuk nguroi të dalë përballë tyre për të diskutuar. Lideri francez u mundua të ruante qetësinë edhe pse tensionet ishin shumë të larta në rrugët e vendit.

Edhe pse populli vendas mbajti një qëndrim të ftohtë për sa i përket vendimit, të cilin vijojnë ta konsiderojnë të padrejtë dhe janë të vendosur për ta rrëzuar. Policia zmbrapsi dhjetëra protestues që përplasnin enët e kuzhinës përpara mbërritjes së presidentit në fshatin Muttersholtz.

Përplasja me tenxhere, një formë proteste me një histori të gjatë në Francë , filloi gjatë fjalimit të Macron drejtuar kombit të hënën në mbrëmje, pasi ai nënshkroi projektligjin gjatë fundjavës.

Presidenti bëri shumë pak paraqitje publike për t’u folur votuesve gjatë tre muajve pas shpalljes së reformës jopopullore të pensioneve.

Kundërshtarët politikë dhe sindikatat u kanë kërkuar protestuesve të vazhdojnë fushatën e tyre kundër ligjit dhe kanë bërë thirrje për një ditë të re proteste masive më 1 maj.


Top Channel

Francezët të revoltuar për rritjen e moshës së pensioneve, Macron përballet për herë të parë me ta
|