E veja padit pasi doktori ‘i shëndetshëm’ britanik vdiq nga vaksina Covid, përcakton mjekësia ligjore (fotot)

featured

E veja e Dr Stephen Wright po padit gjigantin farmaceutik, prodhues të vaksinës.

Zhvillimi vjen pasi mjekësia ligjore ka vendosur se doktori i ri “i shëndetshëm” ka vdekur si pasojë “e efekteve të paqëllimshme të vaksinimit” pas një reaksioni ndaj vaksinës AstraZeneca Covid.

Psikologu klinik i shërbimit shëndetësor shtetëror, që punonte në vijën e parë të kohës së infektimeve, 32 vjeçari Wright, ishte mes të parëve që iu dha vaksina gjatë pa ndemisë. Ai vdiq 10 ditë më vonë.

Një grup njerëzish ku përfshihet dhe Dr Wright, kanë pasur reagime të rënda ndaj vaksinës dhe autoritetet po hetojnë, thuhet në raportin e mjekësisë ligjore të gjykatës së Southwark në Londër.

Dr Wright vdiq nga hemorragji cerebrale e shkaktuar nga vaksina dhe nga tromboza e shkaktuar nga vaksina, sipas verifikimeve.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Orpington dhe më vonë në Londër në King’s College Hospital, por kushtet e rënduara nuk lejonin operimin e tij.

Mjeku ligjor Andrew Harris e përshkruante rastin “thellësisht tragjik dhe i pazakontë”.

Ai tha: “Dr Wright ishte një burrë i shëndetshëm që bëri vaksinën AstraZeneca në 16 janar 2021, dhe u zgjua me dhimbje të rënda koke më 25 janar, më vonë ai kishte mpirje të krahut të majtë”.

“Në spital u zbulua se ai kishte tension të lartë të gjakut dhe trombozë sinus-saxhitale”.

E veja e Dr Wright, Charlotte thotë se do të veprojë ligjërisht kundër prodhuesve të vaksinës AstraZeneca.

Rasti eshte i ngjashem me nënen e një fëmije Lisa Shaw, 44 vjece,  e cila vdiq nga tromboza e shkaktuar prej vaksinës në maj 2021, një javë pas injeksioni të parë. Ajo punonte për degën rajonale BBC Radio Newcastle.

Në seancën dëgjimore ajo tha: “Është bërë e qartë tashmë se Stephen ishte i shëndetshëm dhe i stërvitur, dhe se vdekja e tij u shkatuar nga vaksina dhe kompania AstraZeneca.

“Kjo na lejon veprimin ligjor ndaj AstraZeneca. Provat janë të shkruara”.

Më herët neurokirurgu Francesco Vergani tha se mpiksja e gjakut është reagimi i trupit për të ndaluar gjakderdhjen, por kjo nuk lejonte kryerjen e operacionit. Kur dikush me gjak të mpiksur ka gjakderdhje në tru operacioni është një katastrofë”.

Dr Mark Howard, patolog i spitalit King’s College në Londër tha se mjekët e shkencëtarët nuk e kishin idenë ne efekteve të mundshme vrasëse, pasi rasti i Dr Wright’ ndodhi herët gjatë vaksinimit.

Ai tha: “Stephen ishte një i ri i shëndetshëm dhe në formë në janar 2021. Ky është një komplikacion tragjik i vaksinimit për të cilin ne nuk e kishim idenë asokohe. Nuk e dimë përse kjo ndodh dhe nuk e dinim se Stephen mund të kishte këto pasoja”./Independent.co.uk/