1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Alibaj pas takimit me Glover: E informova për shkeljet e qeverisë dhe për zaptimin e paligjshëm të selisë së PD

Alibaj pas takimit me Glover: E informova për shkeljet e qeverisë dhe për zaptimin e paligjshëm të selisë së PD

featured

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur diskutimet pas takimit të zhvilluar me shefen e OSBE-ODHIR, Audrey Glover.

Alibeaj tha se ka njoftuar zonjën Glover për mënyrën se si është zhvilluar fushata deri më tani, dhe për shkeljet që ka bërë qeveria, si dhe për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike apo zaptimi i selisë.

E informova për mënyrën se si deri tani fushata është zhvilluar, të gjitha shkeljet nga qeveria, tenderat e hapur, aktivistin që ka në funksion të plotë, administratën që e kanë vënë në funksion të zgjedhjeve. Nuk kanë marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë me rekorde kriminale. I bëra gjithçka atë qartë lidhur me procesin zgjedhor, dhe situatën brenda PD.

Problemin e dimë të gjithë, fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ajo frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë PD. I bëra të qartë çështjen e mosfigurimit të kryetarëve që garojnë. Saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore dhe keqpërdorimin që bëhet.

I bëra të qartë situatën brenda PD, arsyen përse ka ndodhur, pozicionin që kemi mbajtur, përdorimin më mënyrë të padrejtë dhe të mediave dhe financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhë është nisur të bëjë një fushatë për qytetarët kundër regjimit, është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte dikur që është PD. Ka një vit e ca që kjo parti është në një person dhe gjuhë linçimi, baltosje”- tha Alibeaj për mediat.


Top Channel

Alibaj pas takimit me Glover: E informova për shkeljet e qeverisë dhe për zaptimin e paligjshëm të selisë së PD
|