Me iniciativë të Seksionit të gazetarëve të rinj në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u realizua panel diskutimi me temë “Sfidat më të cilat përballen gazetarët e rinj: avancimi i kapaciteteve dhe zhvillim i bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet redaksive”
Qëllimi i takimit ishte që të diskutohet për çështje dhe tema aktuale që kanë të bëjnë me punën e gazetarëve të rinj, të krijojnë rrjet për komunikim, si dhe zgjidhje për realizimin e tij, si dhe mënyrë për ti motivuar të rinjtë në gazetari që të mbeten në profesionin e tyre, të organizohen trajnime, seminare dhe ligjerata me tema që janë me interes, cilat aktivitete do të donin të zhvillohen në kuadër të Seksionit të Gazetarëve të Rinj, dhe çfarë janë ndryshimet që do donin ti shihnin.
Në ngjarjen të cilën e drejtoi drejtori ekzekutiv i SHGM-së Dragan Sekullovski, ishin prezent katër panelistë.
Folësi i parë ishte Petar Klinçarski, gazetar i A1On i cili foli për temën se “Si të krijohet rrjet komunikimi në mes gazetarve të rinj – forma dhe mjete të realizmit”. Ai u ndal në arsyet e rëndësisë së ekzistencës dhe funksionimit të Seksionit për gazetarët e rinj, pikërisht për mungesën e kuadrit të ri nëpër redaksi, mënyrat e bashkëpunimit të mundshëm për storje të përbashkëta “Ne si seksion mund të bëjmë përpjekje për të interesuar të rinjtë që janë ende atje në shkollë të mesme të mendojnë për gazetarinë si profesion duke vizituar disa shkolla në Shkup. Besoj se ato vizita do të ishin të dobishme për ta, por edhe për ne të profesionit” – tha Klinçarski.
Adrian Kerim, gazetar në TV Alsat foli për mënyrën se si përmes organizimit të trajnimeve, seminareve dhe ligjeratave për tema që janë me interes për gazetarët e rinj do të kontribuojnë në avancimin e kapaciteteve dhe mbajtjen gjallë të seksionit.
“Mendoj se është koha që të zgjohemi dhe të bashkohemi të gjithë për të mbrojtur profesionin dhe komunitetin. Përndryshe pas dy vitesh jo vetëm që nuk do të ketë gazetarë, por nuk do të ketë media dhe informacion. Nëse nuk veprojmë tani të bashkuar, nesër nuk kemi të drejtë të ankohemi në emër e profesionalizmit” – tha Kerimi.
Ivana Krsteska – Janevska, gazetare në TV Alfa, u ndal në aktivitetet që kolegët e rinj presin të zbatohen në seksion. Përmes një diskutimi aktiv mes të pranishmëve u ndanë ide dhe shembuj për rikthimin e shkëlqimit të profesionit të gazetarisë, si dhe gjëra pozitive dhe përvoja negative të kolegëve nga redaksitë.
“Mendoj se është e nevojshme që secili prej nesh të veprojë, në vend se të thotë vetëm gjëra negative sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i përmirësuar gjërat, përndryshe nuk do të ketë njeri që të na trashëgojë. Jemi gjenerata e fundit që kemi një numër më të madh gazetarësh dhe nëse duam të jetë ende kështu duhet të veprojmë” – tha Krsteska – Janevska.
Dragan Sekullovski në fund theksoi se së bashku mund të bëhen ndryshime më të mëdha. Në këtë kontekst tha se do të përcjellë informacion kur të ketë ngjarje publike ose mundësi për ta dhënë komente që lidhen me rregullativat e reja ligjore që prekin punën e profesionistëve të medias.
U diskutua nevoja për një solidaritet më të madh dhe gatishmëri për të ndihmuar nga ana e kolegë me përvojë në redaksi sepse të rinjtë nuk kanë nga kush të mësojnë dhe nëse kjo gjë nuk ndryshon, interesi për të vazhduar gazetarinë do të ulet edhe më shumë.
Në periudhën e ardhshme, krahas aktiviteteve tjera të SHGM-së, edhe këtë vit do të mbahet një kamp për gazetarët e rinj në Ohër për të cilin janë planifikuar aktivitete, ndër të cilat do të ketë përmbajtje interaktive që do të kontribuojnë në realizimin e një prej qëllimeve të seksionit, përkatësisht rrjetëzimi i kolegëve gazetarë nga redaksi të ndryshme.
* Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias si shtylla të demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë ngjarje nuk përfaqësojnë pikëpamjet zyrtare dhe opinionet e Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për pikëpamjet dhe opinionet e shprehura bie mbi organizatorin dhe pjesëmarrësit.