1. Lajme
  2. SHËNDETI
  3. Rastet kur lëkura paralajmëron sëmundje

Rastet kur lëkura paralajmëron sëmundje

featured

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë është çdo ditë në kontakt më faktorë të jashtëm.

Dëmtimet e jashtme mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje, por shqetësimi i vërtetë lind kur këto shenja e kanë origjinën nga brenda trupit.

Në shumë raste kur organizmi ka mungesa dhe nuk po funksionon siç duhet, lëkura jep sinjalet e saj duke qënë shumë e ndjeshme.

Mjekët dermatologë shpjegojnë se sëmundjet autoimune janë të parat që ndikojnë lëkurën.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sinjalet më të zakonshme që lëkura jep dhe çfarë simbolizojnë ato.

Psoriaza

Ndër shembujt më të njohur të plagëve të lëkurës që nuk vijnë nga dëmtime të jashtëme është sëmundja e psoriazës.

Kjo sëmundje lë njolla të kuqe, të bardha apo gri në lëkurë.

Zakonisht ato shfaqen në zonën e e barkut, duarve dhe këmbëve.

Mjekët thonë që personat e prekur nga psoriaza e lëkurës në 20% të rasteve mund të zhvillojnë edhe sëmundje si artriti.

Kjo mund të lidhet edhe me sëmundje të tjera siç janë lupus, dermatomiositi, skleroderma apo vaskuliti.

Këto sëmundje i japin shenjat e tyre drejtpërdrejtë në lëkurë.

Lupus

Lupus është një sëmundje e famshme autoimune që shfaqjet e para i jep në lëkurë dhe kryesisht në pjesën e barkut.

Simptomat që jep kjo sëmundje janë ato të lëkurës së irrituar me harta të mëdha të kuqe.

Kur zhvillohet sëmundja e lupusit mund të prekë edhe organe të tjera të trupit siç janë veshkat, mushkritë apo zemra.

Dermatomiositi

Dermatomiositi është një lloj sëmundje i miopatisë inflamatore e cila prek muskujt dhe lëkurën.

Mund të shfaqet në formën e shenjave të vogla të kuqe në duar, gjunjë apo kavilje.

Këto shenja mund të shfaqen papritur dhe të shoqërohen edhe me fryrje të duarve apo të këmbëve.

Për personat që vuajnë nga kjo sëmundje përveç dobësimit të muskujve mund të përjetojnë temperaturë, vështirësi në tretje dhe në të ushqyer.

Mund të provokojë edhe sëmundje të stomakut si ulçera apo mos tretja e mirë.

Skleroderma

Skleroderma do të thotë “lëkurë e ashpër” dhe është pikerisht një sëmundje që prek lëkurën në këtë spektër.

Shkakton edhe efekte të tjera anësore që prekin pjesët e brendëshme të trupit.

Shfaqet tek duart këmbët, qafa dhe ka tendëncën të shkaktojë fryrje të tyre.

Një ndër efektet negative që i jep trupit është dobësimi i enëve të gjakut apo organeve të brendëshme.

Çfarë e bën këtë sëmundje të rrezikshme është aftësia e saj për të prekur si lëkurën ashtu edhe organet e brendëshme të trupit.

Vaskulitis

Vaskulitis është një sëmundje që sjell një grup çregullimesh në trup.

Shfaqet në shumë pjesë të trupit dhe lë shenja të zeza apo të kuqe të cilat ngjasojnë me plagët e zakonshme të lëkurës.

Në secilin nga këto raste nevojitet ndihma e një mjeku specialist dermatolog.

Nëse shikoni papritur shenja të mëdha në formën e plagëve në trupin tuaj vizitoheni tek një mjek./AgroWeb


Top Channel

Rastet kur lëkura paralajmëron sëmundje
|