MASH: Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Racionin e Subvencionuar të Studentëve, do të vazhdojë pagesa e rregullt e kompensimit të rritur

featured

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në bashkëpunim me deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punohet për avancimin e zgjidhjes ligjore për realizimin e së drejtës për racionit  të subvencionuar të studentëve, e cila ndër të tjera nënkupton një rritje e kompensimit ditor në të holla .

Ndryshimet e propozuara në ligj për zgjidhjen e sistemit të ri janë në procedurë parlamentare dhe pas miratimit të tyre pagesa do të vazhdojë rregullisht dhe studentët që realizojnë  këtë të drejtë do të marrin shumën e rrritur  në llogaritë e tyre të transaksionit.

Ministria ofron mbështetje për  sjelljen më të shpejtë të ndryshimeve ligjore, dhe ndërkohë kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme, gjegjësisht mbledhjen e informatave të nevojshme nga institucionet kompetente për pagesën e shpejtë të mjeteve financiare  menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligj.

MASH: Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Racionin e Subvencionuar të Studentëve, do të vazhdojë pagesa e rregullt e kompensimit të rritur
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.