Kryeministri Kurti: Liberalizimi i vizave ndodhi sot – Kjo është meritë e të gjithëve  

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen dhe qytetarët tani presin vetëm hyrjen në fuqi të vendimit dhe udhëtojnë lirshëm.

Miratimi në Parlamentin Evropian u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

E pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga Kosova, si nga institucionet e subjektet politike.

Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se liberalizimi i vizave ndodhi sot, ndërsa ka falënderuar eurodeputetët për përkrahje në këtë proces.

“Liberalizimi i vizave ndodhi sot. Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.  Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë. Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i vizave ndodhi sot – Kjo është meritë e të gjithëve  
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter