1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Krye-trafikantja 29 vjeçare që reklamonte jetën e luksit mes kokainës e kanabisit, burgoset për shtatë vjet në Britani (fotot)

Krye-trafikantja 29 vjeçare që reklamonte jetën e luksit mes kokainës e kanabisit, burgoset për shtatë vjet në Britani (fotot)

featured

Një trafikante e fshehtë drogash që reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale me çanta Louis Vuitton dhe pushime ekzotike, është burgosur sot për shtatë vjet e gjysmë në Britani.

29 vjeçarja Danielle Stafford, kishte blerë me paratë e drogave një shtëpi të dytë, nëntë ora dhe dhjetra çanta Louis Vuitton, duke jetuar pa prekur rrogën e saj të zakonshme ne nje kompani inxhinierike, u tha sot në gjyqin e çështjes.

E reja që punonte si inxhiniere në Cottingham, përpiqej të pretendonte se ishte viktimë e një grupi trafikantësh por rrjeti i drogave i ngritur prej asaj vetë u zbulua pas një ndalese të policisë për shpejtësi, kur oficerët kuptuan se ajo shpërndante kokainë, kanabis dhe heroinë, u tha në gjykatën e Hull.

Celulari i të resë ishte i mbushur me më shumë se 20 mesazhe drogash kur u arrestua dhe më vonë policia gjeti më shumë se 27 000 paundë para të thata në shtëpinë e saj, si dhe droga me një vlerë rruge prej të paktën £33,600.

Trafikantja u përpoq të justifikohej duke thënë se artikujt e saj të luksit nuk ishin origjinalë  por imitime dhe se familjarët e saj kishin paguar për pushimet jashtë shtetit.

Stafford pranoi rrjedhimisht tre akuza shpërndarje kokaine, kanabis dhe zotërim prone kriminale nga viti 2017 deri në 2020.

Gjykatësi Mark Bury i tha të akuzuarës Stafford: “Ti je dhe e arsimuar, punon si inxhiniere, por jeta jote doli jashtë kontrolli rreth vitit 2017 kur nise të shpërndaje kanabis”.

“Ti nuk e pranove fajin deri në momentin e fundit, provat ishin të forta dhe një trafikim i tillë nuk mund të tolerohet”, tha ai para se të jepte dënimit me shatë vjet e gjysmë burg.


Top Channel

Krye-trafikantja 29 vjeçare që reklamonte jetën e luksit mes kokainës e kanabisit, burgoset për shtatë vjet në Britani (fotot)
|