Fushata e zgjedhjeve vendore të 14 majit të Partisë Socialiste do të drejtohet përkohësisht nga krerët e qarqeve, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në spital.
Fushata vijon nga 12 drejtuesit politikë të zgjedhjeve.
Kujtojmë se Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apendicitit, i cili shkoi me sukses dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata kreu i qeverisë mund të dalë nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.
Top Channel