1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Mazllam Mazllami pasi gozhdohet në rrjetet sociale, kërkon falje që e quajti leckë flamurin: Edhe unë gaboj, njeri jam

Mazllam Mazllami pasi gozhdohet në rrjetet sociale, kërkon falje që e quajti leckë flamurin: Edhe unë gaboj, njeri jam

featured

Hoxha Mazllam Mazllami, i cili e ka quajtur leckë flamurin kombëtar shqiptar, ka kërkuar falje.

Hoxha nga Prizreni i cili mori vëmendje pasi besimtarët i dhuruan një veurë luksoze të tipit Mercedes Benz me rastin e pensionimit, u kritikua pasi në internet dje qarkulloi një video ku ai e quan flamurin “leckë” dhe “harrën”.

Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.

“Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve në Vlorë. Kush jamë unë për ta përdhosur një gjë të tillë. Është shumë gabim t’i lexoni gjërat mbrapsht. Leckë u përdor për të treguar një bezë në të cilën është vizatuar flamurin”, tha ai.

“Edhe unë jam shqiptar. Unë kam dashur të them se ne nuk e adhurojmë flamurin. Është bërë zhurmë gazetareske”, tha Mazllami.

Në fund të fjalës së tij ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë duke thënë se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.

“Nëse është keqkuptuar kështu, unë njeri jam, edhe unë gaboj, kështu që i kërkoj falje opinionit”, tha ai.

Mazllam Mazllami pasi gozhdohet në rrjetet sociale, kërkon falje që e quajti leckë flamurin: Edhe unë gaboj, njeri jam
|