1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Krijuan “stacione policore” në New York, arrestohen shtetasit kinezë

Krijuan “stacione policore” në New York, arrestohen shtetasit kinezë

featured

Organet amerikane të rendit kanë arrestuar dy banorë të New York-ut që dyshohet se drejtonin një “stacion policor sekret” kinez në Manhatan, thuhet në një deklaratë të publikuar nga kryeprokurori federal në Bruklin.

Liu Jianwang, 61 vjeç dhe cen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për komplot për të vepruar si agjentë të qeverisë së Kinës pa informuar autoritetet amerikane dhe për pengim të drejtësisë, thanë prokurorët.
Ata pritet të dalin para gjykatës federale në Bruklin.

Akuzat vijnë në një kohë që Departamenti i Drejtësisë po zgjeron hetimet lidhur me përpjekjet e vendeve kundërshtare si Kina dhe Irani për të frikësuar kundërshtarët e tyre politikë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të sovranitetit tonë nga qeveria kineze, duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të New York-ut”, tha kryeprokurori federal, Breon Peace.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi akuzat kundër 34 oficerëve të policisë kombëtare të Republikës Popullore të Kinës për ngacmimin apo survejimin e shtetasve kinezë që jetojnë në SHBA, kritikë ndaj qeverisë kineze.

Të 34 të pandehurit besohet të jetojnë në Kinë, ndërsa kishin për qëllim të ndikonin në perceptimet globale të Republikës Popullore të Kinës.


Top Channel

Krijuan “stacione policore” në New York, arrestohen shtetasit kinezë
|