Haxhiu: Uroj që vettingu të mos e ketë fatin e Ligjit për KPK-në, në kuptim të vonesave në Kushtetuese

featured

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në emisionin “Tempus” të KTV-së, ka thënë se uron që procesi i vettingut dhe amandamentetet kushtetuese të mos e kenë fatin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në kuptomin e vonesave që janë shkaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Haxhiu është ankuar për vonesa të mëdha që pati në Kushtetuese sa i përket Ligjit për KPK-në.

“Uroj që vettingu apo amendamentet kushtetuese të mos e kenë fatin e KPK-së, në kuptim të vonesave që na ka shkaktuar Gjykata Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se një nga zotimet e Qeverisë Kuri ka qenë vettingu dhe reformat në drejtësi, e të cilat po jetësohen.

Ajo tha se kanë punuar që nga fillimi në vetting dhe reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilën e konsideron si një ndër reformat më të mëdha.

Ministrja tha se gjatë mandatit do të përfundojë procesi i vettingut.

“Por, ju e dini që nuk varet gjithçka na Ministria e Drejtësisë, ne kemi Kuvendin e Republikës së Kosovës po ashtu dhe po ashtu siç kemi parë një përpjekje të pashembullt të opozitës për t’i penguar reformat në drejtësi”, tha Haxhiu.

Haxhiu: Uroj që vettingu të mos e ketë fatin e Ligjit për KPK-në, në kuptim të vonesave në Kushtetuese
|