Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka aprovuar kërkesën për vizitë drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të marrë pjesë në liturgjinë e festës së Pashkëve.
Në konfirmimin për KOHËN, Ministria tha se dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes dy vendeve.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se i ka aprovuar kërkesën për vizitë në Republikën e Kosovës z.Petar Petkoviq, për të marrë pjesë në liturgjinë e festës së Pashkëve. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, një takim i nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë pritet të mbahet më 22 prill.