Lajmi për arrestimin e stilistit, Valdrin Sahiti i cili ishte kapur me drogë duke kaluar në zonën VIP në Aeroportin e Stambollit, bëri bujë të madhe në mbarë mediat vendore dhe rajonale.
Disa media dhe gazetarë e analistë iu sulen presidentes Vjosa Osmani duke e shtrembëruar lajmin me qëllim që ta bëjnë përgjegjëse presidenten për lëshimin e Pasaportës Diplomatike.
Lidhur me këtë, ka reaguar këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina duke thënë se këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar dhe se presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta dhe nuk i ka dhënë askujt.
Ai thotë se shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.
Kujtojme se KosovaNews të mërkurën raportoi ekskluzivisht për arrestimin e stilistit Sahiti dhe sot publikoi një dokument të policisë turke i cili dëshmoi arrestimin e tij.