1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Blinken në Hanoi, SHBA dhe Vietnami angazhohen për forcimin e marrëdhënieve

Blinken në Hanoi, SHBA dhe Vietnami angazhohen për forcimin e marrëdhënieve

featured

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po zhvillon një vizitë në Vietnam, ndërsa të dy vendet synojnë të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Fillimisht ai u takua me Kryeministrin Pham Minh Chinh. Dy zyrtarët e lartë u angazhuan për thellim e bashkëpunimit në një kohë që Uashingtoni synon të forcojë aleancat për të kundërshtuar rritjen e fuqisë së Kinës.

Ndërkohë, kryeministri i Vietnamit tha se të dy palët synojnë t’i rrisin raportet mes tyre në një tjetër nivel, pas një telefonate të muajit të kaluar mes Presidentit Joe Biden dhe drejtuesit të Partisë Komuniste që udhëheq vendin, Nguyen Phu Trong.

Ai e cilësoi bisedën telefonike si një “sukses të madh”.

Sekretari Blinken tha se çështja e sigurisë mbetet kryesore në marrëdhëniet dy palëshe duke shtuar se Uashingtoni do të mbështesë rojen bregdetare të Vietnamit.

Vizita e zotit Blinken është pjesë e një strategjie më të gjerë të Shteteve të Bashkuara në Azinë juglindore për ndërtimin e një aleance përballë Kinës dhe për të penguar çdo veprim të mundshëm nga Pekini kundër Tajvanit.

Përpara udhëtimit të tij të parë në Hanoi, diplomati më i lartë i amerikan tha se gjatë dekadës së fundit ka patur një përparim të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit.


Top Channel

Blinken në Hanoi, SHBA dhe Vietnami angazhohen për forcimin e marrëdhënieve
|