1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën

Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën

featured

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Kosova mund ta marrë shembull marrëveshjen e tij me Kishën Ortodokse Serbe.

Në një intervistë për televizionin publik në Kosovë, Abazoviq ka mohuar se ka qenë kjo marrëveshje arsyeja që ai u rrëzua nga posti i kryeministrit.

Vitin e shkuar, Abazoviq nënshkroi marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Sipas marrëveshjes, Kishës Ortodokse Serbe i jepen kompetenca ligjore publike dhe hapet mundësia e futjes së arsimit fetar në shkolla. Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, pati raportuar REL.

Abazoviqi ka thënë se ka marrë postin e kryeministrit për të marrë vendime të vështira.

Sipas tij, marrëveshje të tillë mund të zbatojë edhe Kosovë. “Kur të relaksohet populli, vetëm përfitohet”.

“Nuk them në mënyrë të njëjtë, por si model mund ta ketë edhe Kosova atë marrëveshje me Kishën Ortodokse”, ka thënë ai.

Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka qenë një nga pikat e Planit evropian për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan në shkurt.

“Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, theksohet në të.

Abazoviqi ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës e Serbisë sepse, sipas tij, do të ishte ndihmesë për rajonin. Sipas Abazoviqit, nëse nuk zgjidhet kjo çështje sa në pushtet në Serbi është Aleksandar Vuçiqi, do të shkojë kohë edhe më e gjatë deri në marrëveshje.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi po ashtu ka thënë se çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për të është çështje e mbyllur.

Abazoviqi po ashtu ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ku pas shumë vjetësh është larguar nga pushteti Milo Gjukanoviq. Gjukanoviqin e ka quajtur piramidë të kontrabandës.

Ditëve të fundit, Abazoviqi ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Është takuar me krerët e shtetit dhe liderët opozitarë.

Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën
|